Menaxhimi

MENAXHIMI

 

Xingyun Sun

Pozita: President dhe Kreu Ekzekutiv

Z. Sun iu bashkua Bankers Petroleum Albania në qershor 2018 dhe mban postin e Kryeshefit Ekzekutiv. Ai sjell mbi 25 vjet eksperiencë në naftë dhe gaz në Ekipin Ekzekutiv të Bankers.

Para Bankers ai ka mbajtur poste të larta në disa kompani nafte, ku ka qenë pjesë përbërëse e zhvillimit të aseteve ndërkombëtare të naftës, si në Kazakistan dhe Kinë. Ai ka mbajtur postin e Këshilltarit të Lartë në Shanghai Long Zhou Xin Ke Energy Investimnt Co Ltd;  CEO në kompaninë Mangistau Oil and Gas, ku ai e udhëhoqi kompaninë në rritjen e prodhimit, të ardhurave dhe uljen e kostos.

Ekspertiza teknike e z.Sun përfshin naftën e rëndë, integrimin dhe operimin e kompanive të naftës dhe gazit dhe vlerësimin e rezervave të naftës. Ai është diplomuar në Universitetin e Naftës në Kinë dhe ka diplomë Master në Shkencat e Naftës, si dhe një MBA nga Universiteti i Teksasit në Arlington, Shkolla e Biznesit.

 

Liu Jihong

Pozita: Zëvendës President, Financë dhe Shefi i Financës

Z. Jihong u bashkua me Bankers Petroleum Albania në qershor 2018 dhe aktualisht është Zëvendës President, Financiar dhe Shef i Financës. Ai ka mbi 25 vjet eksperiencë në industrinë e naftës dhe gazit. Z. Jihong ka kryer shërbime të menaxhimit financiar për një sërë degësh ndërkombëtare të China National Petroleum Corporation. Nga nëntori 2017 deri në maj 2018 ai ishte Zëvendës President, Financiar dhe Shef i Financës në kompaninë Shandong Kerui Oilfield Service Group LTD.

Ai është një Kontabilist i Kualifikuar i Kinës dhe mban një Diplomë Master në Kontabilitet nga Universiteti Qendror i Financave dhe Ekonomisë, Kinë.

 

Guangqing Zhang                                               

Pozicioni: Zëvendës President për Çështjet Teknike dhe Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm

Z. Zhang, u emërua Zëvendës President për Çështjet Teknike dhe Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, në Janar 2017. Ai ka 39 vjet eksperiencë pune në pozicione teknike dhe menaxheriale në industrinë e naftës. Para se t’i bashkohej Bankers në vitin 2017, Z. Zhang ka mbajtur pozicionin e Nënpresidentit dhe Kryeinxhinierit në Geo-Jade Petroleum Corporation Ltd, për një periudhë tre vjeçare ku ishte përgjegjës për menaxhimin e projekteve të investimit, zhvillimin teknologjik dhe operacionet e prodhimit. Gjithashtu ai ka mbajtur rolin e Drejtorit Ekzekutiv të Këshillit të Sigurimit Teknik.

Prej vitit 1978, për një periudhë 35 vjeçare, Z. Zhang ka mbajtur pozicione të rëndësishme në Shengli Oilfield si Inxhinier i nivelit të lartë, Profesor dhe Zëvendës Drejtor i Departamentit të Inxhinierisë së Prodhimit të Naftës, Zëvendës Drejtor i Departamentit në Zhvillimin e Rezervës etj.

Gjatë karrierës së tij profesionale, Z. Zhang autorizoi 58 patenta, ka marrë katër çmime për zhvillimin e teknologjisë së naftës në Kinë  dhe krijoi një vepër shkencore dhe teknike prej mbi 1.1 milion fjalësh. 

Ekspertiza teknike e Z. Zhang përfshin, naftën e rëndë, menaxhimin e metodave të injektimit të ujit, menaxhimin e metodave parësore dhe dytësore të nxjerrjes së naftës dhe vlerësimin e rezervave të vendburimit.

Që prej vitit 2011, Z. Zhang mban titullin Profesor i Nivelit të Lartë në Inxhinierinë e Naftës të akredituar nga China Petroleum Corporation.

 

Leonidha (Loni) Çobo

Pozicioni: Zëvendës President, Çështjet e Përgjithshme Vendore dhe Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm

Z. Çobo, i njohur gjithashtu si Loni, u emërua Zëvendës President, për Çështjet e Përgjithshme Vendore dhe Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, në janar 2017. Para këtij roli, ai ka qenë Zëvendës President dhe Drejtor i Përgjithshëm i Bankers Petroleum Albania Ltd. në Bankers Petroleum Ltd. që nga viti 2011. Z. Çobo është një drejtues ekzekutiv i formuar me mbi 25 vjet përvojë të pandërprerë në menaxhimin e operacioneve të rënda të naftës. Aktualisht, Z. Çobo është përgjegjës për strategjinë afatgjatë, investimet, aleancat/partneritetet dhe lidhjen me aktorët kryesorë të interesit në Bankers Petroleum Shqipëri.

Rolet e tij të mëparshme përfshijnë Drejtor i Prodhimit dhe Operacioneve i BPAL nga marsi 2006 deri në qershor 2009, Zëvendës Drejtor Teknik i BPAL nga qershori 2004 deri në shkurt 2006, Zëvendës Drejtor i AlbPetrol nga marsi 2004 deri në maj 2004, Inxhinier i Lartë i Vendburimit në Anglo-Albanian Petroleum nga 1998 deri në 2004 dhe Inxhinier Gjeofizik në Institutin Shqiptar të Naftës dhe Gazit nga viti 1994 deri në vitin 1998.

Z. Çobo ka një Doktoraturë dhe Diplomë Master në Gjeoshkenca nga Universiteti Politeknik i Tiranës, Shqipëri.

 

Luntao Chen

Pozita: Zëvendës President Për Kërkimin dhe Zhvillimin

Z. Chen është një gjeolog profesionist me më shumë se 27 vjet eksperiencë në kërkimin dhe zhvillimin e aseteve të naftës dhe gazit. Para se të bashkohej me Bankers në qershor 2018 ai ka mbajtur poste të larta të stafit teknik dhe të menaxhimit të aseteve në China National Petroleum Corporation duke zhvilluar zona nafte në tokë dhe në det duke përdorur modelin e përmbytjeve dhe modifikimin e strukturës së përmbytjeve.

Nëpërmjet pozicioneve të tij profesionale ai ka arritur të përmirësojë menaxhimin e rezervuarit të naftës, të rrisë efikasitetin dhe të modifikojë bazën e të dhënave inxhinierike të rezervuarit të naftës.

Ai ka një Diplomë Master në Eksplorimin dhe Zhvillimin e fushave së naftë-gazit nga Universiteti Southwest Petroleum. Ai mban gjithashtu disa tituj dhe arritje të tilla si modeli i Ndërmarrjeve të Qendrore, SASAC;  Çmimi i Etikës Profesionale i Rajonit Autonom të Xinjiangit etj.