Aktivitete

Bankers Petroleum Albania Ltd. mirëpriti Forumin e CEO-ve, të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Të pranishëm në këtë forum ishin Ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Damian Gjiknuri, grupi i anëtarëve të Dhomës Amerikane dhe përfaqësues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë të cilët para zhvillimit të takimit në ambientet e kompanisë, vizituan nga afër Fushën e Patos-Marinzës ku vepron Bankers Petroleum Albania Ltd. Lexo më shumë
Bankers Petroleum Albania Ltd. në një iniciativë të përbashkët me Korpusin Shqiptar të Vullnetarëve dhe Komunën Topojë, kontribuoi në pastrimin e plazhit të Semanit. Rreth 200 punonjës të Bankers dhe Kompanive Nënkontraktore Phoenix, Simmons, Bolv Oil, Renci, Albstar, Tea, Sinaj dhe Titan morën pjesë në këtë aktivitet. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Z. David French  president dhe CEO i Bankers Petroleum Ltd. Ai tha se "... Lexo më shumë
Përfaqësues të Bankers Petroleum Albania Ltd morën pjesë në Forumin me temë "Promovimi I Nismës EITI dhe Përfitimet Publike në Nivel Vendi", organizuar nga Sekretariati Shqiptar EITI (Iniciativa për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri), në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë. Në takim  u shpjeguan standardet e EITI, Sfidat e reja për Shqipërinë si dhe përfitimet për komunitetet lokale. Lexo më shumë

Faqet