RRETH NESH

RRETH BANKERS

Bankers' Story from Bankers Petroleum on Vimeo .

Bankers Petroleum Ltd. (Bankers) është një kompani e Geo-Jade, një kompani ndërkombëtare e kërkimit dhe prodhimit të naftës e angazhuar në zhvillimin e përgjegjshëm të aseteve të saj të naftës të nivelit botëror. Me qendër teknike në Calgary, Alberta, dhe zyra qendrore në Pekin, Bankers është një njësi e pavarur biznesi me aktivitet në astet e tij në Shqipëri dhe Evropën Lindore.  Gjatë 12 viteve të fundit Bankers ka ndërtuar një ekip teknik me përvojë, i cili përdor teknika të nivelit të lartë në nxjerrjen e naftës së rëndë dhe zhvillimin e Patos-Marinzës, vendburimi më i madh kontinental  i naftës në Evropë.

Në Bankers, ne punojmë fort për ta pozicionuar veten si një partner i zgjedhur për Shqipërinë për të operuar në vendburimin më të madh të vendit. Bankers ka bërë të mundur që duke përdorur ekspertizën e tij, të prodhojë sot më shumë se në 85 vjet histori të vendburimit. Gjatë dhjetë viteve të fundit Bankers është rritur për të qenë investitori më i madh direkt, tatimpaguesi më i madh në Shqipëri dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj. Ne kemi investuar më shumë se 1.7 miliardë dollarë në Shqipëri, më shumë se dyfishuar rezervat tona dhe kemi rritur prodhimin duke arritur kulmin në mbi 20,000 fuçi naftë në ditë para rënies së çmimit të naftës.

VLERAT DHE STANDARDET TONA

Mbi të gjitha, suksesi ynë varet nga njerëz me motivim të lartë që besojnë në kompani, kuptojnë rolin dhe eksperiencën individuale dhe kontribuojë duke siguruar një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm në vendin e punës:

  • Duke respektuar praktikat ligjore dhe etikën e biznesit në përputhje me rregullat;
  • Duke funksionuar si një ekip në një mjedis shumë-kulturor;
  • Duke ekspozuar krijimtarinë, iniciativën, dhe qasje të reja në një mjedis sfidues;
  • Duke qenë të fokusuar në shtimin e vlerës në çdo veprim të ndërmarrë;
  • Duke pasur një kuptim të qartë të angazhimit dhe përqendrimi në rezultate.