Operacionet Tona

OPERACIONET

PRODHIMI I NAFTËS – Vendburimi Patos-Marinëz dhe Kuçovë

Bankers operon dhe zotëron të gjitha të drejtat për të zhvilluar vendburimet e naftës së rëndë në Patos-Marinëz dhe Kuçovë në përputhje me Licencë-Marrëveshjen 25-vjeçare me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe të një Marrëveshjeje Hidrokarbure me Albpetrol Sh.A (Albpetrol), korporatën shtetërore të naftës dhe gazit.

Volumet e rezervave në zonën kryesore të vendburimit Patos-Marinëz janë dyfishuar në dhjetë vitet e fundit me aplikimin e teknologjisë Perëndimore Kanadeze dhe përmirësimet e vazhdueshme të operacioneve tona. Bankers ka tashmë njohuri të mira rreth karakteristikave të vendburimit si rezultat i të dhënave të zgjeruara teknike të përftuara nga puset ekzistues, ekspertizës në zhvillimin e naftës së rëndë  dhe përvojës së operimit në këtë fushë.