Komuniteti

KOMUNITETI

Të jemi një fqinj i mirë

Bankers e di se sa rëndësi ka krijimi dhe ruajtja e mbështetjes së njerëzve që jetojnë dhe punojnë në zonat në të cilat ne operojmë – në fitimin e licencës sonë "sociale" të operimit. Si në Kanada ashtu edhe në Shqipëri, ne vazhdojmë të rrisim angazhimin dhe investimet në aktivitete të reja që na ndihmojnë të jemi qytetarë të mirë të korporatës dhe të ndërtojmë marrëdhënie të forta me komunitetet tona pritëse bazuar në respektin, besimin dhe komunikimin e hapur.

Serioziteti në konsultimet me komunitetet ku ne operojmë është çelësi për mbajtjen e një marrëdhënie pozitive. Departamenti ynë i Marrëdhënieve me Komunitetin në Shqipëri angazhohet pothuajse çdo ditë në konsultime dhe zhvillimin e partneriteteve me komunitetet pritëse, përfaqësuesit dhe banorët e tyre. Mendimet e komunitetit na ndihmojnë të planifikojmë operacionet dhe investimet tona në mënyrë të tillë që të minimizojmë shqetësimet për banorët dhe bizneset lokale dhe që ato të jenë në përshtatje me atë që realisht njerëzit kanë nevojë dhe dëshirojnë.  

Nëpërmjet mekanizmit tonë të ankesave ne sigurohemi që marrim dhe i përgjigjemi të gjitha shqetësimeve të komuniteteve lokale në kohën e duhur dhe në mënyrë të përgjegjshme.

Në drejtim të investimeve dhe mbështetjes, ne kërkojmë të sigurojmë që komunitetet të gëzojnë përfitimet nga zhvillimet në prodhimin e naftës dhe gazit në familjet e tyre. Duke punësuar punëtorë lokalë, duke shpenzuar paratë tona në zonë, si edhe duke përdorur furnitorë dhe shërbime lokale, ne gjenerojmë një efekt pozitiv shumëfishues ekonomik.

Programi i Bankers për Investimet në Komunitet ka filluar duke njohur nevojat dhe duke ndihmuar komunitetet pritëse për të përmirësuar kushtet ekonomike dhe cilësinë e jetës. Programi Strategjik Afatgjatë i Investimeve në Komunitet është zhvilluar duke u bazuar në studime rreth kushteve ekzistuese, nevojave dhe preferencave të banorëve në komunitetet lokale. 

Për më shumë informacion në lidhje me Programin tonë të Investimeve në Komunitet, ju mund të klikoni lidhjet e mëposhtme:  

 Projekti i Bujqësisë 

 Projektet e Vaditjes 

 Projektet e Infrastrukturës 

 Planifikimi Rajonal 

 Kurset e Mësimit të Gjuhës Angleze 

 Formimi Profesional 

 

Shqip