Siguria dhe Shëndeti

SIGURIMI TEKNIK DHE SHËNDETI

Ne kemi zhvilluar një kulturë të standardeve etike, përfshirë ato më ta lartat lidhur me shëndetin, sigurinë, mirëqenien e të punësuarve dhe respektin për individin. Këto standarde reflektohen në mënyrën se si ne kryejmë biznesin tonë. Ne jemi të fokusuar në zbatimin e standardeve ndërkombëtare për praktikat e mjedisit, shëndetit dhe sigurisë në të gjitha operacionet, përmirësimin e kushteve për të mbrojtur njerëzit tanë dhe komunitetin lokal si edhe në pakësimin e ndikimit mjedisor të operacioneve tona.

Kuadri i Sistemit të Menaxhimit të Shëndetit, Sigurimit Teknik, Sigurisë, Mjedisit dhe atij Social të Bankers Petroleum Albania Ltd. (SHSSMS) mbështet:

  • Trajnimin
  • Ndërgjegjësimin
  • Kompetencën

Qëllimi i tij është të sigurojë që ka një sistem në fuqi që ofron trajnime fillestare, periodike dhe rifreskuese për punonjësit, kontraktorët, vizitorët, furnitorët ose çdo personel tjetër që mund të punojë ose vizitojë objektet e Bankers. 

 

 

 

Shqip