Mbështetje për aplikantët

MBËSHTETJE PËR APLIKANTËT

Intervistat

Intervistat tona na krijojnë mundësinë për të mësuar më shumë rreth njëri-tjetrit. Nëse aplikimi juaj te Bankers është i suksesshëm, ju do të ftoheni për një intervistë. Nëse ju ftoheni për një intervistë ballë për ballë, ju duhet të jeni të vetëdijshëm se ajo është e bazuar në kritere që sigurojnë një proces të drejtë për të gjithë kandidatët dhe ndihmojnë në identifikimin e njerëzve me njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në atë rol.

Intervistat tuaja do të përqendrohen në mënyrën se si ju i keni përdorur aftësitë dhe njohuritë tuaja në aspekte të veçanta të punës. Pyetjet hartohen në mënyrë të tillë që të nxjerrin informacion mbi kompetencat që janë të lidhura me aspektet thelbësore të rolit për të cilin ju po aplikoni. Ne duam të shohim nëse aftësitë tuaja përshtaten mirë me kërkesat e punës.

Përgatitja për intervistën

Një nga mënyrat më të mira me të cilën ju mund të përgatiteni për intervistën tuaj është të analizoni se si i keni kryer rolet tuaja aktuale dhe të mëparshme të punës kundrejt kompetencave bashkangjitur në përshkrimin e punës. Merrni pak kohë për të menduar për shembuj nga përvoja juaj e punës që janë të vlefshme për këto kompetenca. Do të jetë më e lehtë për ju t'i përgjigjeni pyetjeve të intervistës dhe të ilustroni me shembuj nga përvoja juaj anët tuaja të forta nëse i mendoni përgjigjet tuaja paraprakisht. Pyesni veten:

  • Cilat kanë qenë sfidat ku kam qenë i/e përfshirë në një eksperiencë të veçantë?
  • Si i kam adresuar këto sfida?
  • Cili ishte rezultat i veprimeve dhe vendimeve të mia?
  • Nëse përballem me të njëjtën sfidë, çfarë do të bëj ndryshe?

Si të merrni maksimumin nga intervista juaj

  • Një intervistë është një mundësi për të treguar se si ju punoni dhe atë që keni arritur.
  • Rrini lirshëm dhe përgjigjuni pyetjeve me ndershmëri.
  • Nëse ju nuk e kuptoni ndonjë pyetje, thjesht kërkoni nga intervistuesi ta përsërisë atë.
  • Mos u nxitoni në përgjigjet tuaja.
  • Merrni kohë për të menduar dhe përdorni shumë shembuj ilustrues nga përvoja juaj në vendin e punës.
  • Kjo është gjithashtu një mundësi që ju të mësoni më shumë për rolin e Bankers si kompani dhe për aktivitetet tona.