Punësimi

TË PUNOSH PËR BANKERS  

Bankers është një kompani lider dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri. Bankers beson se çdo punonjës kontribuon drejtpërdrejt në rritjen dhe suksesin e kompanisë. Në mënyrë që të mbajmë talentin e jashtëzakonshëm, ne synojmë t’i sigurojmë punonjësve tanë mundësi mësimi dhe zhvillimi me qëllim arritjen e potencialit të tyre më të lartë.

Departamenti ynë i BNJ mbështet këtë proces dhe ofron mundësi mësimi dhe zhvillimi përmes trajnimeve formale si edhe këshillimit informal. Njohuritë, rritja dhe shpërblimi si një punonjës i Bankers mbështeten nga fokusimi ynë i fuqishëm në menaxhimin e performancës.

Në Bankers, kjo ka dy pjesë kryesore:  

  • së pari ne lidhim objektivat tuaja individuale me qëllimet e biznesit tonë;
  • së dyti ne masim dhe miratojmë efektivitetin tuaj në rezultatet e arritura kundrejt objektivave dhe kontributit tuaj në arritjen e tyre.

Kjo qasje i krijon mundësi biznesit tonë të njohë një performancë të fortë individuale, dhe ta shpërblejë atë në përputhje me rrethanat. Por kjo vëmendje në menaxhimin e performancës nuk është vetëm për shpërblimin financiar – një grup i qartë objektivash siguron për ju një drejtim dhe fokusim të saktë, duke ju dhënë një ndjenjë të fortë angazhimi në punë drejt vlerave që ju personalisht shtoni te Bankers.

Në Bankers, ne e kuptojmë se qëllimet e përbashkëta mund të frymëzojnë arritje të mëdha individuale.