Ambienti

MJEDISI

Pastrimi dhe rehabilitimi 

  • Bankers ka zbatuar një gamë të gjerë aktivitetesh dhe iniciativash mjedisore. Buxheti i përgjithshëm i aprovuar caktuar për administrimin e mjedisit gjatë 3 viteve të fundit i ka tejkaluar 14 milionë dollarë.
  • Zhvillimet e vazhdueshme në fushë kanë rezultuar në pastrimin e mbi 300 shesheve të puseve të vjetër që nga viti 2012, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet mjedisore në zonën e aktiviteteve. Këto punime kanë rezultuar në heqjen e më shumë se 1,000 m3 mbetjesh hidrokarbure dhe rehabilitimin e një sipërfaqe prej rreth 48,000 m2.
  • Një projekt pilot rehabilitimi përfundoi në vitin 2012, Bankers shpreson të tregojë se teknologjitë e pastrimit që ne po zhvillojmë mund të zvogëlojnë në të ardhmen volumet e mbetjeve që dërgohen në gropat ekologjike, kjo do të pakësojë nevojën për ndërtimin e gropave të reja ekologjike.
  • Bankers ka prezantuar gjithashtu një sistem të integruar të menaxhimit të mbeturinave urbane që deri më sot ka rezultuar në ripërdorimin ose riciklimin nga kontraktorët lokalë të rreth 80,000 kg materiale të cilat në të kundërt do të kishin qenë të destinuara për t’u asgjësuar me mënyra tradicionale në fushat e depozitimit të mbetjeve.

Arritja e Standardeve Ndërkombëtare 

  • Angazhimi i Bankers është që t’i përmbahet praktikave të përgjegjshme të Shëndetit, Sigurisë, Sociale dhe Mjedisore në përputhje me Legjislacionin Shqiptar dhe Standardet Ndërkombëtare (IFC) dhe Evropiane (EBRD) në zonat tona të veprimit të cilat përfshijnë vlerësimin dhe menaxhimin e mjedisit.
  • Programet tona mjedisore të cilat përfshijnë një monitorim të plotë të tokës, ujërave sipërfaqësore, ujërave nëntokësore dhe monitorimin e ajrit janë të hartuara në mënyrë të tillë që të përmbushin të gjitha praktikat më të mira ndërkombëtare, duke përfshirë standardet e vendosura nga organizata të tilla si ISO, BSI, ASTM, USEPA, OBSH, dhe BE etj.
  • Studimet e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor (VNM) kryhen për çdo projekt që plotëson kriteret e lidhura me vlerësimet Kombëtare ose Ndërkombëtare, këto studime përmbushin udhëzimet minimale të përcaktuara në legjislacionin shqiptar dhe rregulloret e BE-së, si dhe përmbushin standardet e kërkuara nga IFC/BERZH aty ku janë të aplikueshme.
  • Aty ku vlerësimet tona identifikojnë nevojën për zbutjen e ndonjë ndikimi potencial ne shohim me vëmendje alternativat për të reduktuar ndikimin në mjedis, për shembull në vitin 2011 u ndërtua tubacioni për transportin e naftës gjë që ka çuar në reduktimin e ndjeshëm të lëvizjes së kamionëve që rezulton në reduktimin e emetimeve nga automjetet në komunitetet në të cilat ne operojmë.