Strategjia jonë e operimit

STRATEGJIA JONË E OPERIMIT

Programi Kapital vjetor mbështet rritjen e ardhshme të kompanisë duke u fokusuar në tre objektiva strategjikë kryesorë: zbatimi i programit parësor të shpimit, përshpejtimi i programit të metodave të dyta dhe kapitali i synuar për përmirësimet operative për zvogëlimin e kostove dhe sigurimin e infrastrukturës dhe pajisjeve të domosdoshme.

Programi Kryesor i Shpimit

Guri i themelit në planin tonë të investimeve kapitale dhe shtysa për rritjen e prodhimit është programi ynë kryesor i shpimit.

Pjesa më e madhe e planit kapital 2015 shkon për programin kryesor të shpimit me dy sonda të rreth 60 puseve të reja horizontale. Këto puse janë një vazhdim i zhvillimit të vendburimit Patos-Marinëz.

Përshpejtimi i Programit të Metodave të Dyta

Ky vit do të shënojë një ndryshim në programin tonë të rritjes së rezervave të nxjerrshme, nga një projekt pilot në fazën e fillimit drejt zhvillimit komercial. Nëpërmjet injektimit të ujit dhe polimereve në rezervuar, kompania synon të rrisë presionin e rezervuarit për të zbutur rënien e prodhimit dhe për të rritur koeficientin nxjerrës. Bankers është inkurajuar nga performanca e fortë e deritanishme, për 2015 janë parashikuar dhe 20 konvertime në puse polimeri.

Zgjerimi i Marzhit të Produktit                                                                                                 

Një fokus tjetër i kompanisë është të bëjë më të vlefshme çdo fuçi nafte duke ulur kostot operative. Kompania është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme për të përmirësuar infrastrukturën sipërfaqësore ku ndër të tjera janë: ndërtimi i rrjetit të tubacioneve për të kufizuar lëvizjen e mjeteve të transportit cisternë në fushë, duke rritur proceset tona të trajtimit nëpërmjet reduktimit të përdorimit të holluesve, duke zhvilluar një sistem më efikas për sigurimin e energjisë dhe ndarjen në faza të elektrifikimit të fushës për të ulur varësinë tonë nga importimi i naftës për energji. Ne e dimë se duke u fokusuar në çdo detaj do të rrisim fitimin neto duke e veçuar Bankers si një mundësi investimi.