Pyetjet më të shpeshta

PYETJET MË TË SHPESHTA

Si mund ta verifikoj që CV-ja ime është marrë?

Nëse ju hasni në vështirësi gjatë plotësimit të aplikimin nga interneti, ju mund ta dorëzoni kërkesën tuaj të punës në zyrat tona nëpërmjet postës elektronike (e-mail) ose postës së zakonshme. Ju do të merrni një e-mail konfirmimi të menjëhershëm ose SMS që vërteton se CV-ja juaj është marrë. Të gjitha të dhënat e kontaktit tuaj, profili dhe CV-ja do të trajtohen në mirëbesim dhe do të vihen në dispozicion vetëm për ekipin e rekrutimit. Ju mund ta dorëzoni CV-në tuaj të paspecifikuar, meqë rekrutuesit tanë kërkojnë për kandidatët në bazën e të dhënave; megjithatë, shanset tuaja për t’u konsideruar rriten më tepër, nëse ju aplikoni për një rol të veçantë që përputhet me aftësitë dhe përvojën tuaj.

Cilat janë llojet e pyetjeve gjatë aplikimit tim?

Kur ju aplikoni tek ne për një punë të caktuar do t’ju kërkohet të përgjigjeni për pyetje specifike. Disa janë të lidhura me aftësitë dhe kualifikimet tuaja për rolin dhe të tjerat janë për t’u siguruar që aplikimi juaj është në përputhje me praktikat e biznesit të Bankers. Nëse ju jeni të suksesshëm në aplikimin tuaj te Bankers, përgjigjet tuaja për pyetjet kyçe do të verifikohen si pjesë e procesit të shqyrtimit.  

A duhet t’i plotësoj kriteret kryesore?

Një pjesë shumë e rëndësishme e procesit të shqyrtimit të aplikimeve është përcaktimi nëse profili juaj plotëson kërkesat minimale ose kriteret e domosdoshme të cilësuara në përshkrimin e punës.   

Me keqardhje, në qoftë se ju nuk plotësoni kërkesat minimale për një vend të caktuar pune, ju nuk do të konsideroheni për t’u intervistuar për atë rol.

Megjithatë, profili juaj do të ruhet në bazën tonë të të dhënave të rekrutimit për dy vjet dhe në rast se do të gjendet ndonjë lidhje midis profilit tuaj dhe pozicioneve që mund të hapen në të ardhmen, ju do të njoftoheni me anë të postës elektronike ose telefon.

Ne ju inkurajojmë gjithashtu që të vazhdoni të kontrolloni herë pas here njoftimet për vende të reja pune dhe të aplikoni për ato që ju mund të jeni të interesuar dhe aty ku aftësitë dhe eksperiencat tuaja përputhen me kërkesat në përshkrimet e pozicionit.