Mekanizmi i ankesave publike

MEKANIZMI I ANKESAVE PUBLIKE

Qëllimi i procedurës së trajtimit të ankesave është që të sigurojë trajtimin dhe kthimin e përgjigjes për të gjitha ankesat në mënyrën dhe kohën e duhur qofshin këto nga grupe interesi ku përfshihen autoritetet lokale apo rajonale, banorët që jetojnë në komunitetet pranë projekteve, ashtu edhe ato që vijnë nga palë të tjera të interesuara. Kompania ka vendosur një sistem formal për marrjen dhe trajtimin e ankesave që është në funksion që prej vitit 2011.

  • Të gjitha ankesat merren, trajtohen dhe u kthehet përgjigje brenda një afati kohor të arsyeshëm.
  • Ankesat mblidhen dhe listohen në Regjistrin e Ankesave në një bazë të dhënash elektronike që përmban emrin e individit/grupit që e ka bërë ankesën, datën kur është bërë ankesa, një përshkrim të shkurtër të ankesës, kërkesën e palës që është ankuar, propozimin e Bankers për zgjidhje dhe datën e kthimit të përgjigjes së ankesës.
  • Procedura për verifikimin dhe regjistrimin e ankesave zgjat 5 ditë nga marrja e ankesës, ndërsa afati kohor për kthimin e përgjigjes është 30 ditë.
  • Ankesave u jepet përgjigje me gojë ose me shkrim, sipas dëshirës së palës që ankohet, sikundër është specifikuar në formularin e ankesës.
  • Bankers merr parasysh dhe shqyrton të gjitha ankesat e bëra, megjithatë jo për të gjitha ankesat do të mund të ketë përgjigje individuale, përveç atyre rasteve që kjo gjë kërkohet nga pala që ankohet.
  • Të gjithë ata persona që ankohen kanë të drejtë të kërkojnë që emri i tyre të mos bëhet publik.
  • Ankesat trajtohen në mënyrë të veçantë nga komentet, pyetjet dhe kërkesat e përgjithshme që i bëhen Bankers.

Megjithatë Bankers është i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe komenteve në kohën dhe në mënyrën e duhur. Çdo person apo organizatë mund të bëjë pyetje, komente apo ankesa nëpërmjet postës, adresës së postës elektronike, faksit dhe telefonit duke përdorur numrat e telefonit dhe adresat e dhëna në sesionin Si të na kontaktoni.